Portieri i Mançester Junajtedit, David De Gea ka fituar me plotë meritë “Dorezën e Artë” në Premier Ligën angleze. Spanjolli De Gea në ndeshjen e fundit në fushën e Vest Hemit që u mbyll me barazim pa gola arriti që ta ruajë portën e tij të paprekur për herë të 18-të në këtë sezon, duke u bërë kështu portieri më i mirë i këtij sezoni në Ligën më të fortë të futbollit në Angli.
Te Mançester Junajtedi ky çmim rikthehet pas 9 viteve, pasi për herë të fundit te “Djajtë e Kuq” e kishte fituar Edvin Van Der Sar në vitin 2009.