Sulmuesi i Valencia, Simone Zaza, mund të rikthehet në Itali gjatë verës së ardhshme, me shtypin spanjoll që ka shkruar se Torino, Milan dhe Napoli janë klubet e interesuara për të.
Ish-sulmuesi i Juventus, i cili luan te “Los Che” që nga janari i vitit 2017, ka shënuar 12 gola në 31 ndeshje të luajtura në La Liga gjatë këtij sezoni.
Sipas “El Mundo Deportivo”, Valencia do të largojë disa lojtarë gjatë merkatos së verës dhe Zaza mund të jetë një nga të sakrifikuarit.
Torino, Milan dhe Napoli janë interesuar për ish-sulmuesin e kombëtares italian, por janë stepur nga çmimi i kërkuar nga Valencia, që e bleu për 17 milionë euro dhe po tenton ta shesë për 30 milionë euro.