Shabani: I lumtur për golin, të vazhdojmë me këtë ritëm për ta arritur Europën!

Triumfi i thellë ndaj Pelisterit ditën e djeshme, e vazhdon ëndërrën e Shkupit për në Europë. Njëri nga protagonistët e fitores së “bardhebluve” Bunjamin Shabani që shënoi edhe golin e 5-të ndaj Pelisterit ka komentuar për “InfOSport.mk” përballjen e së mërkurës si dhe kënaqësinë për golin e arritur.

“Normalisht është mirë kur shënon. Jam i lumtur për golin dhe për fitoren bindëse, pasi vjen në një moment të duhur për ekipin”, shprehet enkas për “InfOSport.mk” mesfushori i FC Shkupit, Bunjamin Shabani, duke vazhduar të sqaroi se kësi lloj organizimi të lojës kanë pasur edhe në ndeshjet e kaluara, por që fati nuk ka qenë në anën e tyre “Zhvilluam një ndeshje të mirë, mendojë se edhe në ndeshjet tjera kemi pasur dominimin dhe rastet, mirëpo mendoj se ishte thjeshtë çështje fati në disa përballje që nuk arrinim t’i merrnim pikët maksimale”.

Shkupi të dielën pret Renovën në Çair, në një ndeshje direkte për Europë, ndërsa përparësi kanë shkupjanët që luajnë pranë publikut të vet.

“Na pret një ndeshje e vështirë me Renovën dhe shumë e rëndësishme. Ne jemi maksimalisht të përgatitur për këtë sfidë dhe shpresojë që edhe me ndihmën e publikut në Çair të marrim sërish fitore”, thotë kumanovari.  

Për të arritur objektivin e Evropës, Shkupi duhet të vazhdojë me këtë ritëm edhe në tre xhirot e mbetura deri në përfundim të këtij sezoni, ku përveç përballjes me Renovën, “bardheblutë” luajnë edhe me Pelisterin si mysafir dhe me Vardarin në shtëpi.

“Ne duhet të vazhdojmë me këtë ritëm në këto ndeshje që na kanë mbetur dhe të shkojmë për fitore në çdo sfidë. Pastaj mbetet t’i shohim edhe si po rrjedhin gjërat me konkurentët tanë që kanë ndeshje direkte dhe në fund shpresojmë që ne të arrijmë Europën”, përfundoi Shabani. /InfOSport.mk

FC SHKUPI – PELISTERI 5:2 (Golat dhe rastet)

FC SHKUPI – PELISTERI 5:2 Ndiqni të gjithë 7 golat si dhe rastet nga takimi i sotshëm në Çair, ku figurë qendrore te ekipi "bardhekaltër" doli të jetë Bazhe Ilijoski

Публикувахте от infosport.mk в 9 май 2018 г.

Leave a Reply