E ardhmja e strategut shqiptarë, Besnik Hasi është e lidhur ngushtë me Belgjikën. Sipas mediave belge ish trajneri i Anderlehtit, Legia Varshavës dhe Olimpijakosit, pritet të marrë skuadrën e Serkël Bryzh.
Ndërkohë një prapaskenë interesante del nga mediat belge dhe ato franceze, sipas të cilave iniciatori kryesor që Hasi të ulet në stolin e Serkël Bryzh është presidenti i Monakos, Dmitri Rubolovlev.
Miliarderi rus ka të drejtën e vendimmarrjes për trajnerin e skuadrës belge të Serkël Bryzh, pasi është pjesë e bordit drejtues të klubit belg.
Rubolovlev ka nisur kontaktet dhe bisedimet e para me Besnik Hasin dhe shumë shpejt pritet që marrëveshja të bëhet zyrtare.
Besnik Hasi, në dy eksperiencat e fundit nuk ka pasur shumë fat, pasi është larguar shumë shpejt, si te Legia e Varshavës ashtu edhe te Olimpiakosi grek, të cilat skuadra arriti ti kualifikonte në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve Europian, mirëpo në mungesë të rezultateve në kampionatet përkatëse të Polonisë dhe Greqisë, rezultatet ishin zhgënjyese.