Përfaqësuesja e Maqedonisë deri në moshën 18-vjeçare gjatë këtij muaji do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Bullgarisë, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja e parë në program është me datë 15 maj me fillim në ora 17:00, teksa vetëm dy ditë më pas me fillim në ora 11:00 të dyja këto përfaqësuese do të përballen edhe për herë të dytë. Që të dyja ndeshjet do të zhvillohen në qendrën stërvitore, Petar Milloshevski pranë FFM-së, ndërsa trajneri Dobrinko Ilievski ka pubilkuar emrat e futbollistëve të grumbulluar për këto miqësore, ku bëjnë pjesë edhe 4 futbollistë shqiptarë.
Bëhet fjalë për dy futbollistët e FC Shkupit, Besir Ramadani dhe Besnik Ferati, si dhe për sulmuesin e Vardarit, Jakup Berisha.
Lista e futbollistëve të ftuar nga Dobrinko Ilievski: |
Metodija Vellkovski (Vardari), David Denkovski (Akademia Pandev), Besir RAMADANI (FC Shkupi), Filip Antovski (Vardari), Stefan Naumçevski (Vardari), Filip Aleksovski (Makedonija Gj.P.), Xhejmi Perçeski (Duren – Gjermani), Angel Stratorski (Gorica – Slloveni), Marko Shimunoviç (IMR Rakovica – Serbia), Mario Naumoski (Pobeda), Kire Trpçevski (Nju Stars), Daniel Pavlev (Kievo – Itali), Besnik FERATI (FC Shkupi), Enis Fazllagiç (Shkëndija), Bojan Kolevski (Vardari), David Toshevski (Rabotniçki), Marko Gjorgjievski (Borec), Tomçe Grozdanovski (Kozhuvi), Jakup BERISHA (Vardari), Darko Çurlinov (Këlln – Gjermani), Filip Stojanovski (Akademia Pandev). |