Bardhi për TV Shenja, tregon ecurinë, shkëlqimin dhe golat në La Liga (VIDEO)

I vogël në trup por i madh në punë e vepra. Shembull i gjallë për rrugën që duhet të ndjek cdo i ri në drejtim të realizimit të ëndërave. Enis Bardhi pas debutimit mbresëlënës në La Liga me Levanten, sërish shfaqet protagonist duke nxjerrë në pah gjithë potencialin prej futbollisti edhe atë në një prej kampionateve më të forta në botë. Të dielën shkupjani shënoi golin e dytë në fitoren e Levantes 0:3 në fushë të Leganesit, duke gjetur golin e 7-të sezonal dhe te pestin nga goditja e lirë. Nga 16-të tentime pesë gola, pikërisht ky fakt e ka futur shqiptarin në një listë të zgjedhur, pasi përqindja e realizimit në raport me numrin e tentimeve e bën Bardhin ekzekutuesin më efikas të gjuajtjeve të lira në historinë e La Ligës, duke lënë pas emra si Mesi, Ronaldo e Ronaldinjo.

“Sa i përket golave të shënuar nga gjuajtjet e lira, nuk e kam menduar ndonjëherë që do të vijë ndonjëherë deri në këtë pikë, por i faleminderohem Zotit, që më mundësoi të jem njëri prej këtyre që shënojnë më shumë gola në La Liga dhe duhet vetëm punë, përqëndrim që të vazhdojë kështu me këtë ritëm dhe shpresojë që të jem shëndosh e mirë dhe të vazhdojë me suksese, shprehet Bardhi.

Aventura e bukur e Enis Bardhit në Spanjë pati momente krize kur tanimë ish-trajneri Lopez Munjiz i shkurtoi hapsirat për të luajtur, mirëpo durimtarët dhe punëtorët gjithmonë dalin fitimtarë dhe situata e Bardhit do të ndryshonte kur Pako Lopez emërohet kryetrajner dhe bën lëvizje të logjikshme kur vendos se ‘diamanti’ gjithë shkëlqimin mund ta shfaq në terren dhe jo në pankinë. 

“Jam shumë i kënaqur së pari i’u riktheva lojave që më mungonin kohëve të fundit. Normalisht edhe për golat e mi jam i kënaqur dhe shpresojë të vazhdojë kështu. Më shumë jam i kënaqur për pikët e ekipit që e arritëm objektivin e klubit ta realizojmë dhe ishte një kënaqësi që ta ndihmojmë ekipin ta arrijë atë objektiv”, thotë Bardhi.

Histori e bukur për të parë këtë djalosh simpatik nga rrethi ynë të shkëlqejë krah për krah me yjet e futbollit botëror, por ajo që imponon te Bardhi është modestia admiruese që e bën më të madh si personalitet se sa si sportist. Dy super-gola në fushë të Bilbaos dy javë më parë bënë që gjithë vëmendja të drejtohet ka ai, por për 22 vjeçarin kjo është pjesë e punës dhe ai me shumë kënaqësi e përkushtim vazhdon të punojë për të shijuar momentet magjike në Spanjë.

 “Futbolli është një lojë që duhesh ta shijosh dhe duhesh të jesh vetëvetja, por që normalisht ndonjëherë ka kohëra shumë të vështira dhe gjithmonë njeriu apo lojtari duhet të mësojë nga çdo e keqe dhe e mirë. Gjithmonë tentojë ta shijojë në maksimum, pasi gjithmonë e kam thënë se kjo ishte ëndërra ime të luajë këtu në La Liga dhe duhet të përqendrohem të shijoj çdo ndeshje, çdo situatë, çdo moment. Jap gjithmonë maksimumin, siç thash edhe më parë për ta ndihmuar ekipin sa më shumë që mundem”, tha shkupjani.

Enis Bardhi suksesin e ka merituar me shumë punë dhe përkushtim dhe nivelin që ka prekur tani askush nuk i’a ka falur. Me shumë mund arriti në Spanjë, u desh të punojë e durojë dyfish për të rikthyer vendin në formacion dhe tanimë të njejtën e ruan me xhelozi me performansa të shkëlqyeshme. Kjo është rruga e vetme për t’i siguruar vetes të jesh në fushë përballë një prej ekipeve më të mëdha në botë dhe të testosh veten nga kampioni i Spanjës i udhëhequr nga yje botërore në krye me Lionel Mesin.

 “Ndeshja me Barcelonën është një sfidë shumë e rëndësishme, sepse Barcelona të gjithë e dimë se është një ekip shumë i fortë dhe të gjithë ëndërrojnë të luajnë kundër ose me ata. Është një ndeshje si gjithë të tjerat, duhet të përgatitemi normalisht, çdo ndeshje për ne është e rëndësishme dhe shpresojë të jemi në formën e momentit dhe të tentojmë të japim maksimumim që të nxjerrim rezultat pozitiv”, përfundon Bardhi.

Kjo është historia e bukur e momentit për Enis Bardhin i cili jo vetëm që po shkëlqen, por konfirmohet në një kampionat të fortë se është i denjë ndoshta për një ekip të nivelit më të lartë se Levante. Të ardhmes nuk i dihet dhe ajo duket shumë premtuese, ndërsa vetë Bardhi për momentin gjithë koncentrimin kërkon ta mbajë në atë që e pret me Levanten deri në fund të sezonit.

SPECIALE PËR TV SHENJA | ENIS BARDHI FLET PËR SHKËLQIMIN DHE GOLAT NË SPANJË

SPECIALE PËR TV SHENJA | ENIS BARDHI FLET PËR SHKËLQIMIN DHE GOLAT NË SPANJËNëse për momentin ka një futbollist shqiptar që tërheq gjithë vëmendjen e La Ligës së Spanjës, ai është Enis Bardhi. I rikthyer te golat pas një pauze bëjnë shkupjanin sërish protagonist dhe mediat e kanë objekt analize. Vetë Bardhi kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë, ndërsa me modestinë admiruese në një prononcim ekskluziv për Tv Shenja flet për ecurinë dhe shkëlqimin në La Liga me Levanten e tij….

Публикувахте от Tv Shenja в 9 май 2018 г.

 

Leave a Reply