Albian Ajeti “dopietë” ndaj kampionëve të Jang Bojs (VIDEO)

Albian Ajeti ka shënuar dy gola në derbi ndeshjen e javës së 34-të në Superligën e Zvicrës, duke ndihmuar skuadrën e tij, Bazelin për të shënuar fitore të thellë 5:1 ndaj kampionëve të ri të Jang Bojsit, njofton “infOSport.mk”.

Albian Ajeti realizoi golin e dytë dhe të katërt në këtë ndeshje, ndërsa vlen të ceket se ishte kjo ndeshja e tretë me rradhë  që po shënon gola në rrjetat kundërshtare. Vëllai i Arlind Ajetit po dy gola kishte realizuar edhe në ndeshjen e javës së 32-të kundër Tunit, ndërsa një gol tjetër kishte realizuar në kuadër të javës së 33-të kundër Sent Gallenit në transfertë.

Ndryshe Ajeti falë “dopietës” së realizuar sonte ka arritur në kuotën e 15 golave të shënuar në gjithsej 30 ndeshje, ndërsa me Bazelin e tij si nënkampion shpreson që sezonin e ardhshëm të arrijë deri te grupet e Ligës së Kampionëve.

Golat nga ndeshja Bazel – Jang Bojs mund ti ndiqni KËTU.

Leave a Reply