Sevila ka mundur Realin në “Ramon Sançez Pizhuan” me rezultatin 3:2 në ndeshjen e mbetur të javës së 34-të në La Liga, njofton “infOSport.mk”. Mysafirët nga Madridi luajtën me shumë futbollistë rezervë, ndërsa mungesa më e madhe tek “mbretërit” ishte Kristiano Ronaldo.
Pas kësaj disfate Real Madridi mbeti në kuotën e 72 pikëve dhe dy javë para mbylljes së sezonit ka tre pikë më pak se Atletiko Madridi i vendit të dytë.
Ndërkohë Sevilja tashmë numëron 54 pikë dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 7-të, ndërsa vlen të theksohet se me fitoren e sontme skuadra andaluziane ndërpreu serinë prej 9 ndeshjeve pa fitore.
Rrezultatin në “Ramon Sançez Pizhuan” e hapi Visam Ben Jeder në minutën e 25-të, teksa në minutën e fundit të pjesës së parë, Lajun dyfishoi rezultatin.
Sevilja golin e tretë e shënoi në minutën e 84-të, kur Serhio Ramos shënoi në rrjetën e gabuar, ndërsa po i njëjti futbollist në minutën e 58-të kishte humbur penalti. Megjithatë kapiteni i “madrilenëve” ishte i saktë në minutën e 5-të shtesë, kur arbitri kryesor akordoi edhe penaltinë e dytë për Realin në këtë ndeshje, ndërsa golin e parë për Realin në këtë ndeshje e realizoi Majoral në minutën e 87-të.