Zekirja Ramadani ka zbardhur formacionin me të cilin do të zbret sot në fushë në ndeshjen e mbetur të javës së 26-të kundër Pelisterit në Çair, njofton “infOSport.mk”.
Duke pasur parasysh rëndësinë e pikëve, edhe në këtë ndeshje strategu shkupjan është vendosur për një formacion sulmues, ku bëjnë pjesë 5 futbollistë ofenzivë, me në krye qendërsulmuesin Bazhe Ilijoski, të cilit do i ndihmojnë në krahë Omar Imeri dhe Bujamin Shabani, teksa prapa tij do të funksionojë dyshja Stojkoski – Jasharoski.
Rron Broja do të jetë futbollisti univerzal që do të mundohet të lidh mbrojtjen me sulmin, teksa në mbrojtje vërehet mungesa e Muharem Bajramit, vendin e të cilit do e zë Besart Krivanjeva, i cili bashkë me Tipuriç do të përbëjë dyshen e fundit mbrojtëse, teksa në krahë do të veprojnë Maliqi dhe Ndong.
Ndeshja FC Shkupi – Pelisteri starton në ora 16:30.