Sulmuesi francez, Antuan Griezman sezonin e ardhshëm me shumë gjasa do të luaj te Barcelona. Drejtuesit e skuadrës “katalunase” kanë informuar homologët e tyre të Atletiko Madrid se janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit të francezit, që kap shifrën e 100 milionë eurove.
Lajmin e ka bërë publik “Cadena SER”, sipas së cilës numri një i Barcelonës, Josep Bartomeu është takuar me presidentin e Atletiko Madridit, Enrike Karezo, gjatë këtyre ditëve dhe e ka njoftuar atë se ata do të paguajnë klauzolën e lirimit të Griezman prej 100 milionë eurosh, pasi që Atletiko kishte refuzuar ti përgjigjet Barcelonës për ta negociuar çmimim.