FC Shkupi sot do të zhvillojë ndeshjen e prapambetur të javës së 26-të kundër Pelisterit në Çair, ndërsa për shkak 5 kartonëve të verdhë, në këtë ndeshje të drejtë loje nuk do të ketë një ndër futbollistët më standard te skuadra nga Çairi gjatë këtij edicioni, Ermedin Adem, njofton “infOSport.mk”.
Ai në ndeshjen e fundit kundër Skopjes në transfertë u ndëshkua me kartonë, ndërsa ishte ajo ndeshja e tij e 29-të nga gjithsej 33 që zhvilloi këtë edicion me fanellën e FC Shkupit, që e bënë atë futbollistin më standard. Më shumë se ai paraqitje këtë edicion me ekipin “bardhekaltër” ka vetëm portieri Suat Zendeli (30 ndeshje), ndërsa kur janë në pyetje futbollistët Adem është kampioni, pa të cilin nuk mund të paramendohet mesfusha e FC Shkupit.
Skuadra e trajnerit Zekirja Ramadani sot përballë Pelisterit kërkon fitoren me çdo kusht, që do mbante në lojë “pëllumbat” nga Çairi për një vend në Europë, ndërsa në anën tjetër Pelisteri kërkon të njëjtën gjë, në kërkim të mbijetesës. Aktualisht FC Shkupi me 39 pikë mban pozitën e 7-të, teksa Pelisteri me 31 pikë ndodhet në pozitën e fundit.
Ndeshja FC Shkupi – Pelisteri starton në ora 16:30.