Bajerni ka besim te Shabani!Talenti shqiptarë nënshkruan kontratë profesionale

Bajern Munihu i ka besuar talentit shqiptarë, Meritan Shabani, me të cilin sot ka nënshkruar kontratë profesionale, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti i skuadrës U19 të “bavarezëve” gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratë me kampionët e Gjermanisë deri me 30 qershor të vitit 2020.
Mesfushori me tipare sulmuese pjesë e ekipit bavarez është për plotë 12 vite, ndërsa me 28 prill të këtij viti ai bëri debutimin e tij në një ndeshje zyrtare në Bundesligë, në fitoren 4:1 të Bajernit të Munihut ndaj Ajntrahtit të Frankfurtit.

“Meritani është një futbollistë shumë i talentuar dhe premtues i cili ka kaluar nëpër të gjitha ekipet tona të të rinjëve. Ne jemi të lumtur që e kemi atë në klub, tashmë për një afat më të gjatë”, tha drejtori sportiv i Bajernit të Munihut, Hasan Salihamixhiç, i cili shtoi: ”Ai ka treguar tashmë potencialin e tij gjatë stërvitjeve me skuadrën e parë, mirëpo edhe në ndeshjen kundër Frankfurtit”.

I lumtur me nënshkrimin e kontratës me një ndër skuadrat më të mëdha europiane ka mbetur pa dyshim edhe vetë Shabani, i cili në prononcimin e tij për faqen zyrtare të klubit “bavarez”, tha: ”Bajerni është klubi im i zemrës, jam tepër i lumtur që më është dhënë shansi, dua të vazhdoj të punoj dhe të mësoj edhe më shumë vitet e ardhshme”.

Këtë sezon 19-vjeçari me ekipin e të rinjëve të Bajernit ka zhvilluar gjithsej 20 ndeshje në Bundesliga U19, duke regjistruar 8 gola dhe 5 asistime. Për më tepër, ai ka luajtur gjashtë ndeshje dhe ka shënuar një gol në Ligën e Kampionëve për të rinj, ndërsa gjithashtu kishte bërë një paraqitje në kuadër të Kupës së Gjermanisë për të rinj, si dhe dy ndeshje për ekipin e dytë të Bajernit që garon në Ligat Rajonale.

Leave a Reply