FC Shkupi sot para tifozëve të vetë ka zhvilluar një super ndeshje, që në fund rezultoi me 5 gola në rrjetën e Pelisterit, që nga Çairi u largua me disfatën 5:2, njofton “infOSport.mk”.
Të përzgjedhurit e trajnerit Zekirja Ramadani dominuan në tërësi ndeshjen, ndërsa u përfitua përshtypja se futbollistët “bardhekaltër” kur të donin mund të shënonin në rrjetën e skuadrës nga Manastiri.
Sulmuesi Bazhe Ilijoski shkëlqeu në këtë ndeshje duke realizuar “hat-trik”, teksa nga një gol në këtë përballje për FC Shkupin realizuan edhe Alen Jasharoski, i cili hapi serinë e golave në këtë përballje, dhe Bunjamin Shabani, i cili në minutën e 76-të vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, FC Shkupi 5, Pelisteri 2.
FC SHKUPI – PELISTERI 5:2 (Golat dhe rastet)
FC SHKUPI – PELISTERI 5:2 Ndiqni të gjithë 7 golat si dhe rastet nga takimi i sotshëm në Çair, ku figurë qendrore te ekipi "bardhekaltër" doli të jetë Bazhe Ilijoski
Публикувахте от infosport.mk в 9 май 2018 г.
Me këtë fitore FC Shkupi tashmë numëron 42 pikë, po aq sa ka edhe Akademia Pandev në pozitën e 5-të, teksa Pelisteri me 31 pikë mbetet në pozitën e fundit.
Kjo fitore ringjallë shpresat e skuadrës nga Çairi që në 3 ndeshjet e fundit të këtij sezoni do të përballet me Renovën dhe Vardarin në Çair, si dhe sërish me Pelisterin, mirëpo kësaj rradhe në Manastir.