Super LeBron Xhejms dhe Klivlendi prek finalen e Lindjes (VIDEO)

Klivlend Kavaliers është kualifikuar për në finalen e madhe të Konferencës së Lindjes, pasi edhe në ndeshjen e katërt me rradhë mundi Toronton, kësaj rradhe me rezultatin 128:93, njofton “infOSport.mk”.

Në parketin e “Quicken Loans Arena” të Klivlendit Xhejms me shokë dhuruan spektakël, sidomos gjatë pjesës së dytë, duke mos e vënë në diskutim për asnjë moment fitoren, aq sa diferenca me rënien e sirenës për përfundimin e përballjes së katërt të serisë ishte e frikshme, plot 35 pikë.

LeBron  Xhejms edhe njëherë tjetër dëshmoi se është lider aboslut i Klivlendit, duke regjistruar 29 pikë dhe 11 asiste, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Kevin Love, që shtoi edhe 23 pikë të tjera.

Për dallim nga Klivlendi, Bostoni nuk arriti që të shënojë edhe fitoren e katërt në përballjet ndaj Filadelfias, skuadër kjo që shënoi fitore 103:92, duke ngushtuar serinë e ndeshjeve gjysmëfinale në 3:1.

Në “Ëells Fargo Center” të Filadefias përpallja nisi e ekuilibruar, me “selltiksat” që morën përkohësisht kryesimin në fillim të periudhës së dytë, por u fikën me kalimin e minutave, duke u dhënë mundësi basketbollistëve vendas që në fillim të periudhës së fundit të krijonin në distancë prej 18 pikësh, e mjaftueshme për të marrë fitoren e parë të serisë.

Dario Sariç me 25 pikë rezultoi të jetë më efikasi në rradhët e Filadelfias, teksa në anën tjetër te Bostoni spikati, Xhejson Tatum, që e mbylli takimin me 20 pikë.

Sfida e pestë e serisë zhvendoset në TD Garden të Bostonit.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply