Ángel Di María mund të jetë një nga përforcimet luksoze të Atlétiko Madrid për sezonin e ardhshëm, njofton “Cadena SER”.
Futbollisti argjentinas duket se është ofruar për ta përforcuar klubin e trajnerit Diego Simeone, ndaj menaxheri i tij ka udhëtuar në Madrid për t’u takuar me drejtuesit e Atletikos.
Futbollisti argjentinas pëlqehet shumë nga ana e Simeones, ndërsa sipas “Cadena SER”, Andrea Berta, drejtori sportiv i Altetiko Madridit, ka folur me përfaqësuesit e lojtarit, për të filluar negociatat. Në hijen e Mbapé, Kavani dhe Nejmar, Di Maria, i cili e sheh veten jashtë kontratës në qershor 2019, do ta mirëpriste një ndryshim ajri, aq më tepër kur bëhet fjalë për një klub, që po lufton në sezonet e fundit me të mëdhenjtë e Spanjës dhe ka synuar e fituar tituj në Europë.
Në favor të transaksionit, gjithashtu, përmendet fakti se klubi parizien do të duhet të shesë disa nga yjet e veta këtë verë, që të përballet me “fair-play financiar”, ashtu që shitja e Di Marias te Atletiko do të ishte një mënyrë e mirë.
Nëse ndodh një transferim i tillë, Di Maria do të kthehej sërish në La Liga dhe sërish në Madrid, mirëpo kësaj rradhe duke veshur fanellën e Atletiko Madridit dhe jo atë të Real Madridit, pjesë e së cilës ishte në periudhën 2010-2014.