Skuadra e Romës është duke menduar seriozisht për transferimin e mesfushorit të Milanit, Xhakomo Bonaventura, shkruan e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”, përcjellë “infOSport.mk”.
“Ujkesha romake” këtë edicion arriti deri në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Europian, ndërsa një gjë e tillë ka rritur apetitet e drejtuesve të Romës, të cilët po përpilojnë listën e emrave të mundshëm me të cilët do të përforconin skuadrën për sezonin e ardhshëm, kur do të synonin suksese edhe më të mëdha.
Është pikërisht trajneri i Romës, Euzebio di Françesko që e dëshiron Bonaventurën në formacionin e tij, ndërsa drejtori sportiv Monçi ka filluar punën rreth këtij transferimi, i cili skuadrës “romake” mund ti kushtojë rreth 35 milion euro.
Për shërbimet e Bonaventuras, gjithashtu interes ka shfaqur edhe skuadra kampione e Juventusit.