Reali i Madridit është gati të shes Garet Bejll, ndërsa në vend të tij dëshiron të transferojë yllin egjiptian të Liverpullit, Mohamed Sallah. Është kjo dëshira e numrit një të “mbretërve”, Florentino Perez, i cili është i gatshëm të ofrojë plotë 200 milion euro, ofertë kjo që pritet të bindë drejtuesit e skuadrës angleze për të shitur futbollistin e saj më të mirë.
Sulmuesi egjiptian ka treguar formë të përkryer në sezonin e tij të parë me Liverpullin, ndërsa golat e tij dhe paraqitjet mbresëlënëse kanë bërë që për të, të interesohen shumë skuadra të njohura europiane.
Bejll nuk ka kaluar një sezon të mirë me Realin, ashtu që në fund të këtij sezoni pritet që të largohet nga “Santiago Bernabeu”.