Mbrojtësi i Liverpullit, Xho Gomez do të mungojë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve kundër Realit të Madridit, ndërsa gjithashtu nuk do të jetë pjesë e “Albionit Krenat” në ndeshjet e Botërorit “Rusi 2018”, për shkak të një dëmtimi në kavilje, njoftuan nga klubi anglez.
20-vjeçari Gomez i cili u dëmtua gjatë kohës kur po stërvitej me kombëtaren angleze në fund të muajit mars, gjatë ditës së sotme u operua me sukses. Është kjo një goditje e rradhës për mbrojtjen e Liverpullit, pasi më parë kishte humbur edhe shërbimet e Zhoel Matip.
“Operacioni i sotshëm nënkupton se Gomez nuk do të luaj në dy ndeshjet e fundit të Liverpullit për edicionin 2017/2018 dhe me Kombëtaren e Anglisë në ndeshjet finale të Botërorit” – thuhet në kumtesën e Liverpullit.
Të përzgjedhurit e trajnerit Jurgen Klop të dielën në teren vendas në kuadër të xhiros së fundit në Premierligë do të mirëpresin Brajtonin, ndërsa me 26 maj në Kiev do të zhvillojnë finalen e Ligës së Kampionëve Europian kundër Realit të Madridit.