Të mërkurën në futbollin vendor në program është ndeshja e mbetur e javës së 26-të, në të cilën FC Shkupi do të mirëpret Pelisterin, njofton “infOSport.mk”. Ndeshja në fjalë e paraparë për tu zhvilluar me datë 7 prill ishte anuluar, shkaku se futbollistët e Pelisterit, pikërisht atë ditë ishin helmuar nga ushqimi.
Mirëpo tashmë gjithçka është në rregull dhe nesër Çairi pritet të jetë epiqendra e futbollit elitarë, ku FC Shkupi me fitore eventuale do të ringjallte ato pak shpresa për në Europë. I të njëjtit mendim është edhe sulmuesi Bazhe Ilijoski, i cili për faqen zyrtare të klubit nga Çairi, tha: “Unë pres një ndeshje të vështirë, pasi që edhe për Pelisterin, ndoshta është shansi i fundit për mbijetesë dhe të mbeten në Ligën e Parë. Do të përsëris, ne nuk kemi të drejtë të kalkulojmë, të bëjmë gabim, nëse dëshirojmë që të mbetemi në luftë për vendin e tretë ose të katërt që sjell kualifikim për Evropë. Një gjë e di, se nesër duhet të japim maksimumin dhe shpresojë që do të festojmë fitoren së bashku me “Shvercerat” dhe do ti gëzohemi tri pikëve të mëdha me të cilat, duke ditur se çfarë duele kanë kundërshtarët, do të na hapin rrugën për në Europë”.
Ndeshja FC Shkupi – Pelisteri starton në ora 16:30.