Një prej mediave me prestigjioze sportive në Kinë “Titan Sports” jep të sigurtë lajmin se Azia do të mbetet destinacioni i ri për kapitenin e Barcelonës, Andres Iniesta. Në të vertëtë e ardhmja e tij ishte projektuar tek klubi kinez i Chongqing Lifan që operon në Superligën kineze, por për arsye të mos dakortësisë në terma financiarë klubi anoncoi se Iniesta nuk do të firmosë me ta.
Po sipas mediave kineze, japonezët e Vissel Kobe, janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë tre-vjeçare me një pagë shumë më të lartë nga ajo e klubit kinez që përmbush kështu edhe pritshmëritë e mesfushorit spanjoll. Gjithsesi, në Kinë mbeten optimistë se ylli i kombëtares spanjolle nuk do të transferohet tek fqinjët e tyre japonezë, duke qënë se tashmë në garë janë futur edhe tre skudra të tjera të Superligës kineze të tilla si Shanghai SIPG, Beijing Gouan dhe Hebei Fortune që kërkonë shërbimet e tij. Aktualisht duket sikur e ardhmja e Iniestës anon më shumë nga japonezët e Vissel Kobe por fjala e fundit ende nuk është thënë.
Iniesta është një prej atyre lojtarëve hermetikë që deri në momentin e fundit nuk prononcohet dhe vështirë të kuptosh se çfarë bluan në mendje, me mesfushorin që duket tërësisht i fokusuar tek kombëtarja e tij, që përgatitet për kompeticionin madhor të Kupës së Botës. Në të vërtetë ky do të jetë edhe turneu i tij i fundit në nivel përfaqësuesesh, ndaj Iniesta shprehet se do ta komunikojë vendimin e tij kur të jetë momenti i duhur. “Nuk dua të prononcohem pa qënë tërësisht i sigurtë për vendimin tim gjithsesi, e ardhmja ime është më afër Azisë, mbetet për t’u parë nëse do të jetë Kina apo Japonia”, mësohet të ketë thënë mesfushori Andres Iniesta.