Drejtori sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku në emisionin “Prosports” në Alsat-M, tha se “bardhekaltërit” ende shpresojnë për një vend në Europë, njofton “infOSport.mk”.
Edhe pse ata kanë arritur atë primaren, mbijetesën, në rast se ju jepet mundësia për në Europë, thotë se nuk do lëshojnë një rast të tillë.
“Kemi edhe 4 ndeshje, kundër Pelisterit luajmë dy ndeshje, një si vendas dhe një si mysafir, për të pritur në Çair Renovën dhe Vardarin, ku besojmë se me fitore në të gjitha ndeshjet, me 12 pikë të fituara mund të jemi në zonën e Europës. Pra fatin e kemi në duart tona, ashtu që shpresoj se do i’a dalim, kur kemi parasysh se luajmë tre ndeshje para publikut më të mirë në Maqedoni” – u shpreh Bunjaku në emisionin “Prosports” në Alsat-M.
Rikujtojmë FC Shkupi të mërkurën (9 maj) do të zhvillojë ndeshjen e mbetur të javës së 26-të kundër Pelisterit në Çair, për të pritur më pas me 13 maj Renovën, teksa në dy ndeshjet e fundit do të takohen sërish me Pelisterin, kësaj rradhe në Manastir me 16 maj, që më pas në ndeshjen e fundit në Çair të mirëpresin Vardarin.
Aktualisht FC Shkupi renditet në pozitën e 7-të me 39 pikë, 6 më pak se Rrabotniçki i vendit të katërt, me “romantikët” që kanë edhe një ndeshje më shumë.