Totenhami fiton garën për talentin anglez të Fulhamit

Totenhami ka fituar garën për transferimin e yllit të ri anglez të Fulhamit, Rajan Sesenjon, pohon “Paris United”, përcjellë “infOSport.mk”.

“Paris United” që në përgjithësi publikon lajme që kanë të bëjnë me Paris Sen Zhermenin, ka arritur deri te një informacion i tillë, pasi për shërbimet e të njëjtit futbollist interes kishte shfaqur edhe skuadra kampione e Francës.

Sesenjon i cili sezonin e kaluar ishte përzgjedhur si futbollisti №1 në Çempionship, kishte refuzuar PSZH-në, duke konfirmuar se mbetet në Londër, mirëpo tashmë duke përforcuar Totenhamin.

Sesenjon do të mbush 18-vjet pas 10 ditëve, ndërsa këtë edicion me Fulhamin në ndeshjet e Çempionship kishte regjistruar 15 gola dhe 6 asistime.

Fulhami nuk arriti që të sigurojë një vend të drejtëpërdrejtë në elitën e futbollit anglez, ashtu që për të bërë një gjë të tillë do të duhet të luftojë përmes ndeshjeve të “Play-Off”, ku në gjysmëfinale do të ketë për kundërshtarë ekipin e Derbi Kaunti.

Sesenjon është pjesë e përfaqësueses shpresa të Anglisë, ndërsa ai ka edhe një vëlla binjak që e quajnë Stefan, dhe që gjithashtu mbron ngjyrat e Fulhamit.

Leave a Reply