Mesut Ozil do të mungojë deri në fund të sezonit në Premierligë, për shkak të një dëmtimi në shpinë, që deri diku shpjegon edhe mungesën e tij të herë pas hershme në ndeshjet e Premierligës nga fillimi i muajit prill.
Ai luajti në ndeshjen ndaj Atletiko Madridit javën e shkuar, edhe pse nuk ishte në formën e tij më të mirë. Ish mbrojtësi i skuadrës londineze, Martin Kioun ishte ndër kritikët më të mëdhenj ndaj Ozil pas ndeshjeve me Atletiko Madridin, të vlefshme për gjysmëfinalet e Liga Europa, dhe i pari kishte parashikuar se ai nuk do të luaj ndaj Bërnlit.
Arsyeja ka qenë se Ozil është i lënduar dhe se Venger ka ruajtur atë për ndeshjet në Liga Europa. Pasi Arsenali u eliminua nga ky kompeticion, Ozil vërtetë mbeti jashtë listës së futbollistëve për ndeshjen me Bërnlin.
E gjithë kjo konfirmon dëmtimin e Ozil, me të cilin nga tabori i Arsenalit nuk duan të rrezikojnë, duke pasur parasysh se ai i duhet Gjermanisë për në Botërorin e këtij viti në Rusi.