Golden Stejt dhe Hjustoni janë shumë pranë finales së madhe në Konferencën e Perëndimit, pasi shënuan edhe fitoret e treta në përballjet gjysmëfinale ndaj Nju Orlinsit, gjegjësisht Jjuta Xhazit, njofton “infOSport.mk”.
Golden Stejt mundi Nju Orlinsin me rezultat 118:92, duke udhëhequr 3-1 serinë e takimeve, njëjtë sikurse edhe Hjustoni, që orët e para të së hënës me reuzltatin 100:87 mundi Juta Xhazin.
Më i merituari për fitoren e “Uarriorsave” ishte Kevin Durant, i cili realizoi 38 pikë, ndërsa me lojë të mirë te Golden Stejt u dallua edhe Stefan Keri me 23 pikë. Në anën tjetër Dejvis realizoi 26 pikë dhe 12 kërcime, mirëpo që në fund vlejtën vetëm për statistikë.
Hjustonin drejt fitores përballë Jutas e udhëhoqën Poll dhe Harden me 27 pikë, gjegjësisht 24 pikë, teksa te Juta me lojë të mirë u dallua Mitçel me 25 pikë. Ndeshje e radhës luhet në fushën e Hjustonit.
Konferenca e Lindjes – Ndeshjet gjysmëfinale |
Boston – Philadelphia, (2-0 me ndeshje) |
Toronto – Cleveland, (0-2 me ndeshje) |
Konferenca e Perëndimit – Ndeshjet gjysmëfinale |
Houston – Utah Jazz, 100-87 (3-1 me ndeshje) |
Golden State – Neë Orleans, 118-92 (3-1 me ndeshje) |