Njerëzit e mëdhenj, gjithnjë mbesin të tillë. Kështu ishte rasti edhe me dy legjendat e futbollit botëror, Zinedin Zidan, tashmë në rolin e trajnerit dhe Andres Iniesta, kapitenin e Barcelonës, i cili sonte zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me fanellën e skuadrës katalunase”.
Pikërisht për këtë rast, në shenjë respekti trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidan, sipas asaj që shkruan “Marca”, e ka pritur për 5 minuta Iniestën pas përfundimit të ndeshjes, vetëm për ti thënë lamtumirën.
Pas përfundimit të këtij sezoni, spanjolli largohet nga Barcelona, pjesë e së cilës skuadër ishte për plotë 22 vite. Ndeshja e mbrëmshme në “Kamp Nou” ishte shumë emocionuese për vetë Iniestën, por edhe për gjithë ata tifoz të pranishëm në “El Clasicon” e 238-të, të cilët e përcollën me shumë ovacione kapitenin legjendar të Barcelonës në momentin e zëvendësimit në minutën e 58-të.
Është një humbje e madhe për Barcelonën largimi i Iniestës, për më tepër edhe për gjithë tifozët e futbollit europian, të cilët janë kënaqur gjithnjë me magjitë e tij në fushën e blertë.