Të shtunën në kuadër të javës së 25-të në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, në Konferencën e Perëndimit u zhvillua derbi shqiptarë midis Gostivarit dhe Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”. Që të dyja skuadrat zhvilluan një super ndeshje me 6 gola, ku në fund fitorja u takoi futbollistëve vendas, mirëpo ajo që ra në sy në fillimin e këtij takimi, ishte protesta e shfaqur nga ana e të dyja skuadrave ndaj Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Gostivari 4 – 2 Struga Trim Lum (Video highlights)
Gostivari 4 – 2 Struga Trim Lum (Video highlights)
Публикувахте от TV GLOBI в 7 май 2018 г.
Futbollistët e të dyja skuadrave menjëherë pas fërshëllimës së arbitrit kryesor për fillimin e takimit, u ulën në fushën e blertë, duke qëndruar për disa sekonda në shenjë proteste ndaj FFM-së.
Lexo gjithashtu: Gostivari fiton derbin shqiptarë, tashmë më afër ëndërrës
Drejtuesit e të dyja skuadrave një javë më parë shprehën haptazi pakënaqësitë e tyre ndaj arbitrëve dhe FFM-së që sipas tyre me qëllim dëmtojnë skuadrat shqiptare, duke vendosur që në ndeshje vendimtare të caktojnë arbitra që janë nën urdhërat e tyre.
Gostivarit i anulohet goli! Edhe pse ishte i rregullt, arbitri anësor kishte treguar rivënie këndi të cilën arbitri kryesor e aprovoi, duke anuluar këtë gol të Hristijan Grozdanoskit!
Публикувахте от infosport.mk в 28 април 2018 г.
Drejtuesit e Gostivarit shpërthyen ndaj arbitrit nga Velesi, Bobi Veliçkov, i cili në ndeshjen ndaj Labunishtit në Strugë i kishte dëmtuar ata, duke ju anualuar një gol të pastërt dhe duke ndëshkuar dy futbollistë të saj me kartonë të kuq (Ersin Fetahi, Hristijan Grozdanoski), transmeton “infOSport.mk”.
Me reagim dolën edhe drejtuesit e Struga Trim Lum, të cilët shpërthyen ndaj treshes së arbitrave me në krye Josip Barton në ndeshjen e javës së kaluar kundër Makedonija Gjorçe Petrovit. Në atë ndeshje të zhvilluar në stadiumin e qytetit në Strugë, Barton fillimisht në minutën e 86-të anuloi një gol të struganëve, që më pas të vazhdojë ndeshjen për plotë 9 minuta dhe fare në fund të kohës shtesë të ju dhurojë një penalti futbollistëve të Makedonija Gjorçe Petrovit, që në fund nga Struga u larguan me fitoren 1:2.
FC Struga Trim Lum vs. Makedonia GJP
Ketu jane disa nga momentet vendimtare te gjykimit "Profesional" te treshes se arbitrimit (Josip Barton, Jovcevski Darko dhe Dejan Dimitrievic) ne ndeshjen e fundit, ndeshje e cila ishte vendimtare per te vendosur ekipin qe do te garoje per nje vend ne ligen e pare. – 2 Gola të anuluar- 2 kartona te kuq- 10 minuta shtese- penalti në minuten e 99Овие се некои од клучните моменти на “Професионалното“ судење на судиската тројка (Јосип Бартон, Дарко Јовчевски и Дејан Димитријевиќ) на последната утакмица, која утакмица беше и клучна во борбата за место во прва лига.- 2 Поништени Гола- 2 Црвени картони- 10 минути продолжение- пенал во 99 минута
Публикувахте от F.C. Struga в 3 май 2018 г.
Përveç këtij absurditeti, arbitri Barton kishte ndëshkuar edhe dy futbollistë të Strugës me kartonë të kuq, (Antonio Kalanoski , Flamur Tairi), ndërsa e gjithë kjo revoltoi tej mase tifozët strugan, të cilët pas përfundimit të ndeshjes tentuan që të sulmojnë treshen e arbitrave, ku si pasojë nga FFM, suspenduan përkohësisht stadiumin e Struga Trim Lum.