Futbollistët e Mançester Sitit të dielën edhe zyrtarisht festuan titullin e kampionit, me ç’rast morrën medaljet e merituara dhe trofeun e kampionit në Angli.
Euforia në mesin e futbollistëve ishte shumë e madhe, aq sa një pjesë e tyre duke festuar dhe duke u përaqfuar mes vete, desh e thyen Kupën, kur e përplasën atë në tokë. Megjithatë gjithçka ishte në rregull dhe kupa ishte e plotë dhe në duart e kampionëve të ri të Anglisë, që me Guardiolan dominuan në tërësi futbollin anglez, duke u shpallur kampion që javë më parë me plotë 94 pikë, 17 më shumë se fqinjët e tyre të Mançester Junajtedit dhe githsej 102 gola të shënuar.