Beshiktashi nuk gabon, 4 skuadra vazhdojnë garën për titull (VIDEO)

Kampionati elitar në Turqi asnjëherë më parë nuk ka qenë më interesant se këtë vit. Dy xhiro para përfundimit të sezonit aktual, plotë 4 skuadra janë në garë për titullin e kampionit, njofton “infOSport.mk”.

Sonte skuadra kampione në fuqi e Beshiktashit ashtu edhe siç pritej mundi Kajzerisporin, duke ruajtur epërsinë prej 4 pikëve ndaj liderit aktual, Galatasarajit. Beshiktashi shënoi fitore 2:0, ndërsa të saktë ishin Dushko Toshiç dhe Adriano Korea. Që të dy golat u shënuan në pjesën e parë, kur fillimisht Toshiç me kokë shënoi në rrjetën e mysafirëve pas një super harkimi të Kureshma, teksa Adriano me një goditje precize nga jashtë zonës në minutën e 45-të shënoi për 2:0.

Për trajnerin Shenoll Gunesh, kjo fitore ishte shumë e ëmbël, pasi e realizoi në ndeshjen e tij të 100 jubilare, si trajneri i “Shqiponjave të Zeza”.

Nga minutan e 60-të Beshiktashi luajti me një futbollistë më pak, pas përjashtimit të autorit të golit të parë, Dushko Toshiç, ndërsa forcat numerike u barazuan vetëm në minutat shtesë të takimit, kur Umut Bullut i Kajzerispor në minutën e 90-të u ndëshkua me të kuq.

Në ndeshjen tjetër të javës së 32-të, të zhvilluar gjatë ditës së sotme Goztepe dhe Malatiaspor barazuan pa gola.

Galatasaraji me 69 pikë kryeson renditjen para Fenerbahçes dhe Bashakshehirit që kanë nga 66 pikë në pozitat dy dhe tre, teksa Beshiktashi me 65 pikë renditet në pozitën e katërt.

Leave a Reply