Vardari dhe Rabotniçki bartës liste në LE,Shkupi dhe skuadrat tjera pretendente, të gjithë autsajderë

Vardari dhe Rabotniçki, kuptohet nëse gjithnjë “romantikët” arrijnë të sigurojnë një vend për në ndeshjet eliminatore të Liga Europa, do të jenë bartës liste, njofton “infOSport.mk”.

Vardari që ka një koeficinet 5.000 do jetë në rolin e favoritit, ashtu që në dy xhirot e para do të ketë kundërshtarë më të lehtë, ndërsa për të përsëritur suksesin e vitit të kaluar, kësaj rradhe “kuqezinjtë” do të duhet të kalojnë 4 xhiro.

Ndër skuadrat tjera nga Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë që mund të jenë në listën e skuadrave bartëse, mund të jetë vetëm edhe Rabotniçki, që ka koeficinet 3.250. Aktualisht Rabotniçki ndodhet në pozitën e katërt, mirëpo ende nuk e ka të sigurtë një vend për në Europë, pasi për të pretendojnë edhe Sileksi, FC Shkupi, Renova, Akademia Pandev, si dhe finalisti i Kupës së Maqedonisë, Pelisteri, skuadra këto që në xhiron e parë kualifikuese të Liga Europa do të jenë në rolin e autsajderit.

Leave a Reply