Super Shkëndija nuk ndalet (VIDEO)

Shkëndija ishte superiore sot në përballjen derbi të javës së 33-të kundër Sileksit në Kratovë, duke shënuar fitore 1:3, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse te skuadra “kuqezi” munguan dyshja sulmuese, Besart Ibraimi dhe Izair Emini, skuadra tetovare në asnjë moment nuk e diskutoi çështjen e fituesit ndaj skuadrës së tretë në tabelë.

SUPER GOL I FERHAN HASANIT NDAJ SILEKSIT

SUPER GOL I FERHAN HASANIT NDAJ SILEKSIT SILEKSI – SHKËNDIJA 0:1(F. Hasani 4')

Публикувахте от infosport.mk в 6 май 2018 г.

Ferhan Hasani tregoi mjeshtërinë e tij që në minutën e 4-të, kur me një parabolë nga brendia e zonës kaloi në epërsi Shkëndijën, ndërsa vetëm një minutë para fundit të pjesës së parë, Besmir Bojku me një super goditje nga distanca shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Mitroviç.

SUPER GOLI I BESMIR BOJKUT NDAJ SILEKSIT

SUPER GOLI I BESMIR BOJKUT NDAJ SILEKSIT DHE SHKËNDIJA PJESËN E PARË E MBYLL ME DY GOLA EPËRSISILEKSI – SHKËNDIJA 0:2(B. Bojku 44')

Публикувахте от infosport.mk в 6 май 2018 г.

Ky gol solli edhe më shumë siguri në lojën e Shkëndijës, që pas një aksioni të bukur në minutën e 54-të, përmes nigerianit Alma Abbo Vakili, shënoi edhe golin e tretë në rrjetën e skuadrës vendase.

SHKËNDIJA VAZHDON TË SHKËLQEJË NDAJ SILEKSIT

SHKËNDIJA VAZHDON TË SHKËLQEJË NDAJ SILEKSITSILEKSI – SHKËNDIJA 0:3(Vakili 54')

Публикувахте от infosport.mk в 6 май 2018 г.

Po i njëjti futbollist në minutën e 62-të ndihmoi mbrojtësin e Sileksit Bllagojeviç për të shënuar golin e nderit për ekipin vendas, i cili edhe pse nga minutan e 67-të luajti me një futbollistë më pak në fushë, nuk arriti që të rrezikojë më konkretisht portën e Zahov.

SILEKSI SHENON GOLIN E PARE NDAJ SHKENDIJES

SILEKSI SHENON GOLIN E PARE NDAJ SHKENDIJESSILEKSI – SHKENDIJA 1:3(B. Bllagojeviç 64')

Публикувахте от infosport.mk в 6 май 2018 г.

Numri një i Shkëndijës, zëvendësoi portierin 19-të vjeçar Bekim Rexhepin, i cili në tentativë për të pastruar rrezikun para portës së tij, intervenoi jashtë 16-të metërshit, ndërsa sipas arbitrit kryesor, gardiani i Shkëndijës kishte prekur topin me dorë, ashtu që e përjashtoi, duke e ndëshkuar me karton të kuq.

SHKËNDIJA ME NJË FUTBOLLISTË MË PAK, PORTIERI REXHEPI NDËSHKOHET ME TË KUQ

SHKËNDIJA ME NJË FUTBOLLISTË MË PAK, PORTIERI REXHEPI NDËSHKOHET ME TË KUQVendin e portierit te talentuar te Shkendijes, e zuri Kostadin Zahov, ndersa nga loja u largua Armend Alimi

Публикувахте от infosport.mk в 6 май 2018 г.

Shkëndija me 82 pikë po thellon edhe më shumë epërsinë ndaj Vardarit, që sot barazoi në Tetovë ndaj Renovës, teksa Sileksi edhe përkundër kësaj disfate mbetet në pozitën e tretë me 45 pikë.

Leave a Reply