Sonte zhvillohet derbi më i madh europian, ai midis Barcelonës dhe Realit të Madridit, ndryshe i njohur si “El Clasico”.
Barcelona edhe pse matematikisht e ka fituar titullin, në këtë ndeshje do të hyjë më motivim të madh për ta mposhtur skuadrën e Zinedine Zidane në shtëpi, pasi që fitorja e fundit e Barcelonës në “Kamp Nou” ndaj Real Madridit ishte në sezonin 2014/2015.
Ndërsa futbollisti kryesori i Real Madridit Kristiano Ronaldo është i pa ndalshim në këtë stadium ku që nga ardhja e tij në Madrid në vitin 2009, në “Kamp Nou” janë luajtur 14 “El Clasico”, në të cilën Kristiano ka shënuar 11 gola, kurse Messi ka gjithsej 6 gola.
Kjo “El Classico” është pak më ndryshe nga të tjerat pasi këtë herë do të mungojnë disa prej yjeve që kohë më parë kanë qenë pjesë ë këtyre dy skuadrave, duke filluar nga Nejmar e Maskerano te Barcelona, e duke vazhduar me Pepe, Hames Rodrigez e Fabio Koentrao te Real Madridi.
Ndërkaq kjo do të jetë “El Clasisco-ja” e fundit e njërit prej mesfushorëve më të mirë në botë Andres Iniesta i cili kohë më parë ka paralajmëruar largimin nga Barcelona në fund të këtij sezoni.
Trajneri i Barcelonës për këtë ndeshje do të jetë në disponim të gjithë futbollistët, dhe kjo do të jetë një favorë i madhë për skuadrën e Valverdes, ku do të ketë edhe futbollistë të cilët për herë të parë do të luajnë një klasike spanjolle si Kutinjo që këtë vit erdhi te Barcelona nga rradhët e Liverpullit.
Kurse rivali i përbetuar i Barcelonës, Real Madridi do të ketë disa mungesa e ku vlen të veçohet mungesa e Karvahal, i cili nuk është rikuperuar plotësisht për të zhvilluar ndeshjen e stinorit, ndërsa në pikpyetje është edhe dyshja Isko, Varane.