Kapiteni legjendar i Liverpullit, Stiven Zherard do të finalizojë kontratën trevjeçare me drejtuesit e Gllazgou Renxhers. Një gjë të tillë ka pohuar “Sky Sports Neës”, sipas të cilit burim Zherard ka arritur marrëveshje në parim për postin e menaxherit te skuadra e njohur skoceze, e cila pritet që me të në krye të rikthejnë titullin kampion.
Zherard në postin e trajnerit te Gllazgou Renxhers do të zëvendësojë Graeme Mutyn, teksa mësohet se asistenti i tij i parë do të jetë Gari MkAllister.