Në orët e para të mëngjesit të së premtes në NBA ligën profesioniste u zhvilluan dy ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off-it”, dhe që të dyja në Konferencën e Lindjes.
Klivlendi dhe Bostoni shënuan fitoret e dyta në serinë deri në katër fitore, duke mundur Toronton, gjegjësisht Filadelfian.
Klivlendi i udhëhequr nga LeBron Xhejms mundi Toronton me rezultatin 128-110. Ishte kjo një ndeshje me dy fytyra të ndryshme, më e mirë për kanadezët në pjesën e parë, ndërsa në të dytën erdhi përmbysja e “kavaliersave”, tek të cilët edhe njëherë tjetër shkëlqeu LeBron Xhejms duke regjistruar 43 pikë e 14 asiste. Me lojë të mirë te Klivlendi përveç tij u dallua edhe Love, që realizoi 31 pikë, teksa në anën tjetër te Toronto u dalluan DeRozan me 24 pikë dhe Lovry me 21 pikë.
Një ndeshje mjaft interesante zhvilluan edhe Bostoni dhe Filadelfia, me vendasit që fituan në sekondat e fundit me rezultatin 108:103.
Pjesa e parë ishte më e mirë për Filadelfian, që u shkëput deri në 25 pikë, ndërsa në pjesën e dytë erdhi përmbysja e skuadrës së Boston Seltiks, te e cila skuadër u dalluan Tatum me 21 pikë dhe Roziers me 20, ndërkohë tek Ffiladelfia më të spikatur dolën të jenë Redik me 23 pikë dhe Kovington me 22 pikë.
Dy sfidat e radhës do të luhen në parketin e Filadelfias.
Konferenca e Lindjes – Ndeshjet gjysmëfinale |
Boston – Philadelphia, 108-103 (2-0 me ndeshje) |
Toronto – Cleveland, 110-128 (0-2 me ndeshje) |
Konferenca e Perëndimit – Ndeshjet gjysmëfinale |
Houston – Utah Jazz, (barazim 1-1 me ndeshje) |
Golden State – Neë Orleans, (2-0 me ndeshje) |