Mbrojtësi i Arsenalit, Loran Kosçielni nuk do të mund të luaj në Botërorin e këtij viti në Rusi. Francezi pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e kthimit kundër Atletiko Madridit, e vlefshme për gjysmëfinalet e Liga Europa, ku në fund skuadra e tij u eliminua, duke mos arritur që të sigurojë një vend për në finalen e madhe.
Kosçielni do të mungojë rreth 6 muaj nga fushat e futbollit, pas atij lëndimi në fillimin e ndeshjes në “Vanda Metropolitano”, kur pa pature kontakt me ndonjërin prej futbollistëve kundërshtarë, u përplas në tokë.
Se bëhet fjalë për një lëndim më serioz, u kuptua që në momentin e parë, nga reagimi i vetë futbollistit, i cili me barrelë u nxorrë jashtë fushës, duke i lënë vendin mbrojtësit rezervë, Çembers.
Arsenali në këtë ndeshje u mund 0:1, ashtu që nuk arriti të sigurojë finalen e madhe, pas atij barazimi 1:1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Londër. Njëherit ishte kjo ndeshja e fundit në kompeticionet europiane si trajner i Arsenalit për Arsen Venger.