Kampionia e re Shkëndija e Tetovës me shumë klasë ka fituar përballjen me Rabotniçkit në kuadër të xhirossë 32-të në elitën e futbollit vendor. Trajneri Qatip Osmani ka ngelur i kënaqur edhe me triumfin 3:0, ndërsa si duket syri i ka mbetur edhe te rastet tjera të parealizuara nga ekipi i tij që zhvilluan një lojë fantastike në fushë.
“Jo vetëm unë, por të gjithë duam ta shikojmë Shkëndijën e sotshme. Një rezultat bindës, një lojë e mirë edhe mendojë që t’i kishim shfrytëzuar edhe rastet tjera, ndoshta rezultati do të ishte më i madh”, ka thënë trajneri i Shkëndijës, Osmani, i cili më tej ka vazhduar të flet edhe për rotacionet e bëra në ndeshjet e fundit. “Rotacionet që kemi bërë në kohën e fundit, na kanë dhënë një pasqyrë pak më të pastër për vitin e ardhshëm, për të cilin është edhe qëllimi që bëhet ky rotacion, ndërsa është mirë se jemi të gatshëm për finale e Kupës”, është shprehur numri një i stafit teknik të “kuqezinjëve”.