Tenisti zviceran Roxher Federer, do të mungojë në “Grand Slamin” e radhës që mbahet në Paris. Ka qenë vetë Federer i cili njoftoi një lajm të tillë, duke hequr dorë kështu nga turneu me dhe të kuq, “Roland Garros”. Ai ka treguar edhe arsyen se përse nuk do të jetë në Paris.
“Nuk jam më 25-vjeç, më duhet të kursej energjitë për Uimbëlldonin. E dua më shumë sipërfaqen me bar se sa atë me dhe të kuq, dhe kjo është arsyeja se përse nuk do të jem në Roland Garros”, tha Federer.
36-vjeçari pas fitores në Roterdam në muajin shkurt u shndërrua në tenistin me moshën më të madhe që merrte vendin e parë në renditjen ATP, por në mars këtë pozicion ia ktheu sërish spanjollit, Rafael Nadal.