Reali i Madridit po mendon përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, teksa ka edhe prej atyre futbollistëve që po mendojnë largimin nga “Santiago Bernabeu”. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Isko, Garet Bejll dhe Mateo Kovaçiç janë të vendosur të braktisin Realin e Madridit.
Treshja në fjalë dëshirojnë të nisin një aventure të re në futbollin evropian. Spanjolli, Isko është i lidhur me një transferim te kampionët e ri të Anglisë, Mançester Siti, uellsiani Bejll duket se do të përfshihet në transferimin e Hari Kejn të Totenhamit, derisa e ardhmja e kroatit Kovaçiç është e lidhur me rikthimin në “Seria A”.
Të tre futbollistët raportohet se pas finales së Ligës së Kampionëve, do ta konfirmojnë largimin nga kampionët në fuqi të Europës, të cilët edhe për të tretin vit me rradhë do të luajnë në finalen e madhe, kësaj rradhe ndaj Liverpullit.