Ende nuk është bërë i ditur vendimi i Komisionit të Apelit pranë UEFA-s. Javën e kaluar u zhvillua seanca dëgjimore, ku përveç drejtuesve dhe lojtarëve aktualë të ekipit korçar, dëshmuan fizikisht dhe në lidhje direkte disa ish-lojtarë, si Liridon Latifi, Hamdi Salihi dhe Berndard Berisha.
Sipas rregullores, vendimi zyrtar duhet të dalë brenda javës pasardhëse, pra brenda kësaj jave, kështu që deri në fundjavë korçarët do të mësojnë, nëse Apeli do të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm për dënimin 10-vjeçar të Skënderbeut jashtë Europës, apo do të marrë një vendim tjetër.
Në klubin korçar janë pesimistë dhe nuk presin një vendim ndryshe nga i mëparshmi. Drejtuesit e Skënderbeut kanë shpresa vetëm te KAS-i për të fituar pafajësinë. (Vipsport.al)