Braziliani i Realit të Madridit, Marselo, ka pranuar se kishte prekur topin me dorë dhe se arbitri është dashur të tregojë në pikën e bardhë në favorin e Bajernit të Munihut. Ai tha se arbitri Xhunejt Çakër gaboi në atë rast, mirëpo se edhe gabimet janë pjesë e futbollit.
“Ishte lojë me dorë, e kam prekur topin me dorë andaj ishte penallti”, deklaroi Marcelo pas ndeshjes.
“Do të gënjeja nëse e them të kundërtën por futbolli është kështu. Nuk flas për gjyqtarët, nganjëherë gabojnë në favor e nganjëherë kundër. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh, duhet të mendoni vetëm të luani”, u shpreh ai.
Reali i Madridit mbrëmë në “Santiago Bernabeu” barazoi 2:2 ndaj Bajernit të Munihut, mirëpo falë fitores 1:2 në ndeshjen e parë në “Alianc Arena” siguroi një vend për në finalen e madhe të Kievit. Do të jetë kjo finalja e tretë e njëpasnjëshme për “madrilenët”, të cilët janë ekipi i parë që kanë triumfuar dy herë rradhazi në kompeticionin më të rëndësishëm europian.
Penallti e paster? Gabim i arbitrit Xhunejt Caker qe ndoshta Bayernit i kushtoi edhe me eliminim nga Championsi
Публикувахте от infosport.mk в 1 май 2018 г.