Skuadra angleze e Uest Ham, që edhe këtë vit zhgënjeu tifozët e saj, duke mos qenë fare ndër pretendentët për të kapur Europën, që tani po mendon për përforcimin e skuadrës.
Sipas “Diario Gol”, drejtuesit e skuadrës londineze janë të gatshëm të harxhojnë 40 milion euro për shërbimet e sulmuesit francez të Realit të Madridit, Karim Benzema, mirëpo gjithnjë nëse arrijnë të ruajnë statusin e skuadrës elitare në Angli.
Aktualisht Uest Hami me 35 ndodhet në pozitën e 15-të, mirëpo ka vetëm 3 pikë më shumë se skuadra e Sautemptonit që mban pozitën e 18-të, që dërgon skuadrat në Çempionship.
Benzema edhe përfundimisht pritet të largohet nga skuadra “madrilene” gjatë kësaj vere dhe tani kalimi në Londër është ndër opsionet që ai mund t’i konsiderojë, edhe pse për shërbimet e tij interesohen edhe skuadra të tjera, si nga Anglia, ashtu edhe nga Italia dhe Franca.