Pjesa e dytë e ndeshjes së kthimit të ½ së finales në Ligën e Kampionëve Europian midis Realit të Madridit dhe Bajernit të Munihut ka filluar furrishëm, me një gol të shënuar nga ana e Benzemas që në minutën e 46-të, kur në maksimum shfrytëzoi dhuratën e bërë nga ana e portierit Ullrih dhe shënoi për 2:1.
Ishte kjo epërsia e parë e “madrilenëve” në këtë ndeshje, mirëpo që nuk zgjati shumë, pasi Hames Rodrigez në minutën e 63-të barazoi shifrat në 2:2.
Kolumbiani nuk festoi pas shënimit të këtij goli, madje duke ju kërkuar ndjesë tifozëve “madrilen”, një gjest ky që duhet përshëndetur, ndërsa njëkohësisht shton shpresat e “bavarezëve” për një vend në finalen e madhe.