Real Madridi dhe fati të bashkuar në këtë sezon të Çampionsit!

Real Madridi dhe “fati” po rezultojnë kombinim adekuat në këtë sezon të Ligës së Kampionëve. Duke mos e bërë tifozin e asnjërit prej klubeve tjera, por duke shikuar situatën nga një këndvështrim neutral, nuk ka se si të jetë ndryshe, përveç një “fati” të madh sportiv që iu është ngjitur pas madrilenëve.

Dy ndeshjet gjysmëfinale me Bayernin e Mynihut, e sidomos ajo e kthimit që u zhvillua në “Santiago Bernebu”, nuk ishin meritë e Realit, por kualifikimin në finale ia dhuroi arbitri dhe një pjesë vet Bayerni.

Duke mos e fajësuar arbitrin kryesor të sfidës Xhunejt Çakër, por si është e mundur që mos të referohet një penallti e pastër si ajo e Marselos që preku topin me dorë në brenda zonën e rreptësisë. Sigurisht se duhesh të jesh i lindur për të pasur një fat të tillë si të Realit, pasi nuk mund të jetë që gjithmonë referët të gabojnë në favor të tyre, ndërsa skuadrat tjera çdo herë të dëmtohen.

Gjyqtari turk, gaboi rëndë me mos akordimin e penalltisë në rastin në fjalë, me çka Reali “shpëtoi” shumë, ndërsa Bayerni mund të thuhet që e pagoi me eliminim nga turneu më prestigjioz në futbollin Evropian.

“Fat” ishte edhe goli i dytë i Benzemasë, pasi Reali nuk kishte ndonjë meritë për atë gol, por vetëm shfrytëzoi gabimin e portierit Ulrajsh. Nga e gjithë kjo, nuk mund të harrohet se si Reali arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të Çampionsit, pasi mori kualifikimin në minutat shtesë me anë të një penalltie të fituar me shumë polemika ndaj Juventusit. /InfOSport.mk

Penallti e paster? Gabim i arbitrit Xhunejt Caker qe ndoshta Bayernit i kushtoi edhe me eliminim nga Championsi

Публикувахте от infosport.mk в 1 май 2018 г.

Leave a Reply