Reali i Madridit i është kundërpërgjigjur shumë shpejt golit të Bajernit të Munihut, duke barazuar rezultatin me anë të Karim Benzema në minutën e 11-të, njofton “infOSport.mk”.
Benzema shfrytëzoi në maksimum krosimin e Marselos nga e majta dhe me kokë arriti që të mposhtë portierin Ullrih. Rikujtojmë Bajerni kishte avansuar vetëm pas 3 minutave lojë me anë të Kimish.