Struga Trim Lum shpërthen ndaj FFM-së!

Pas reagimit të KF Gostivari pas asaj ndeshje të djeshme ndaj Labunishtit në Strugë, kur arbitri Bobi Veliçkov nga Velesi u kishte anuluar atyre një gol dhe u kishte ndëshkuar dy futbollistë, me një reagim të ngjashëm, dhe sërish ndaj arbitrëve dhe FFM-së ka dalë edhe skuadra e Struga Trim Lum, që të dielën në terenin e njëjtë, po në Strugë mirëpriti Makedonija Gjorçe Petrovin, njofton “infOSport.mk”.

Ata përmes reagimit të tyre të publikuar në faqen zyrtare në “facebook” shpërthyen ndaj treshes së arbitrave me në krye Josip Bartonin, të cilët i quajtë kriminel, pas gjithë asaj që ndodhi në fushën e blertë për gjatë minutave të luajtura.

Më poshtë në mënyrë integrale ju sjellim reagimin e KF Struga Trim Lum.

“Ndeshje KRIMINALE e 3-shes te arbitrave ne Struge! Federata fudbollit vendos kampionatet sipas deshires qe ne fillim duke deleguar arbitra prej Shkupi kur ndeshen ekip i Struges dhe i Shkupit! TURP per fudbollin e vendit! 2 karton të KUQ (inegzistent), pozicione jasht loje inegzistent ne raste te pastra shenumi dhe gol te anuluar dhe nuk mjafton me kaq, loja vazhdon deri sa akordohet dhe penaltia (MIN 99) per ekipin udhetues. Ku eshte epilogu i cdo ndeshje ne kete kampionat te turpshem te fudbollit ne Maqedoni! Edhe mos të harrome ato minuta qe na munguan ne skandalin e kaluar u dhan sot! Plot 10 min shtese qe te kishte kohe per penaltine!

Leave a Reply