Hejnkes grumbullon edhe Shabanin për ndeshjen ndaj Realit të Madridit

Trajneri i Bajern Munihut, Jup Hejkens për ndeshjen e kthimit të ½ së finales kundër Realit të Madridit në |Santiago Bernabeu”, ka grumbulluar edhe futbollistin e talentuar shqiptarë, Meritan Shabani, njofton “infOSport.mk”.

Shabani luajti titullarë në ndeshjen e së shtunës kundër Ajntraht Frankfurtit në Bundesligë, duke zënë vendin e Arjen Roben, i cili nuk ka udhëtuar fare me skuadrën “bavareze” për në Madrid, shkaku i dëmtimit të muskulit në këmbë.

Roben u dëmtua në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Alianc Arena”, aty ku Bajerni i tij në fund pësoi disfatë me rezultatin 1:2. Përveç tij në atë ndeshje u lëndua edhe mbrojtësi Zherome Boateng, që gjithashtu nuk do të jetë në gjendje për të ndihmuar skuadrën kundër kampionëve në fuqi të Europës, njëjtë sikurse edhe Arturo Vidal, që ka mbetur jshtë formacionit.

Edhe përkundër faktit se ankoheshin në lëndime, Havi Martinez dhe David Alaba kanë udhëtuar drejt Madridit, ashtu që ata do të jenë në kombinacion për të luajtur ndaj Realit të Madridit, ndeshje kjo që në program është me datë 1 maj.

Më poshtë mund të shihni listën e plotë të futbollistëve të Bajernit të Munihut, të grumbulluar për ndeshjen ndaj Realit të Madridit.

 

Leave a Reply