Futbollisti me origjinë nga Tetova, Riza Durmishi, i lindur në Danimarkë, sonte ka qenë ndër protagonistët kryesor në fitoren e Betisit ndaj Malagas, njofton “infOSport.mk”.
Durmishi që mbron ngjyrat e përfaqësueses së Danimarkës shënoi golin e parë në fitoren 2:1 të Betisit, skuadër kjo që rikthehet në këtë mënyrë në Europë, duke siguruar një vend për në ndeshjet e Liga Europa për sezonin e ardhshëm.
Durmishi shënoi në minutën e 24-të, duke i siguruar në ato momente barazimin skuadrës së tij, pasi Malaga 4 minuta më herët kishte avansuar me golin e marokenit, Youssef En Nesiry.
Golin e fitores Betisi e gjeti në pjesën e dytë, më saktësishtë në minutën e 73-të, kur Fabian Ruiz shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Himenez, që në fund doli të jetë edhe goli i fitores për Betisin, që me 59 pikë renditet në pozitën e 5-të. Për Durmishin ishte ky goli i dytë në ndeshjen e tij të 21-të, duke pasur parasysh se kishte shënuar edhe në derbin andaluzian kundër Seviljës me 6 janar.