Ish sulmuesi i Valencias dhe Barcelonës, David Vilja, i cili aktualisht luan në MLS ligën amerikane me ekipin e Nju Jork Sitit ka arritur shifrën e 400 golave në karrierë.
Sulmuesi spanjoll shënoi nga pika e bardhë në pjesën e parë për Nju Jorkun kundër Dallasit të dielën për të arritur këtë shifër, që vërtetë është për tu admiruar.
Goli i shënuar nga penaltia në minutën e 36-të ndaj Dallasit për David Viljën ishte i 341-ti në nivel klubesh, teksa 59 të tjerë ai i ka shënuar për ekipin kombëtar të Spanjës, që njëherit mban edhe rekordin e golave të shënuar për “Furinë e Kuqe”.
Mirëpo nuk i desh edhe shumë kohë për të kaluar, që David Vilja të shënojë edhe golin e tij të 401-të, kur në minutën e 69-të vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Nju Jork Siti 3, Dallas 1.