Roberto Firminjo ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Liverpulit. Sulmuesi brazilian pjesë e të “kuqve” me kontratën e re do të jetë deri në vitin 2023, ndërsa posedon klauzol largimi prej 50 milionë eurove.
“Vendimi ishte i lehtë. Këtu u rrita në punën timë me ndihmën e të gjithëve në klub. Jam shumë i lumtur dhe dua të vazhdojë të luaj për Liverpulin”, është shprehur Firminjo për sajtin zyrtar të Liverpulit. 26 vjeçari në “Enfild” erdhi në verën e 2015-tën nga Hofenhajmi, ndërsa deri më tani ka shënuar 50 gola në 140 ndeshje të zhvilluara.