Askujt nuk i pëlqen të lihet jashtë grupit apo të injorohet dhe kjo është ajo që i ka ndodhur Gerard Deulofeu-t kur Barcelona ka zbuluar fanellën e veçantë të bërë për të festuar titullin e radhës të fituar në La Liga.
Barcelona siguroi titullin e 25-të në historinë e klubit pas fitores katër me dy të marrë të dielën në mbrëmje në fushën e Deportivo la Coruna, me këta të fundit që kanë rënë nga kategoria. Deulofeu ka luajtur 10 ndeshje me Barcelona-n në këtë sezon para se të kalonte te skuadra e Ëatford-it me formulën e huazimit janarin e kaluar.
Dhe ish-sulmuesi i Milan nuk ka qenë aspak i kënaqur me përjashtimin emrit të tij nga fanella speciale. As Javier Mascerano dhe as Arda Turan nuk janë përfshirë, por Rafinha, i cili është huazuar te Inter në merkaton e fundit, dhe Yerri Mina, i cili ka luajtur vetëm dy ndeshje me klubin, janë përfshirë.
Deulofeu ka publikuar në Tëitter një fotografi të fanellës dhe një ku shfaqej vetë ai duke luajtur për ekipin e Ernesto Valverde, të shoqëruar me mesazhin: “Është edhe e imja apo jo…?”. Deulofeu ka luajtur 23 ndeshje në këtë sezon me Barcelona-n dhe Ëatford, duke shënuar 3 gola në total dhe ka dhënë 4 asiste.