Shkëndija dhe Vardari nuk lëvizin në renditjen e UEFA-s për klube

Në renditjen më të re të UEFA-s për klube ka ndodhur një ndryshim në kreun e tabelës, ku tashmë dy vendet e para mbahen nga dy skuadrat “madrilene”, Reali i Madridit dhe Atletiko Madridi, njofton “infOSport.mk”.

Këta të fundit kanë tejkaluar Bajernin e Munihut, skuadër kjo që tashmë pozicionohet në vendin e tretë, duke lënë pas vetes Barcelonën, Juventusin, Seviljën, PSZH-në, Mançester Sitin dhe Borusinë e Dortmundit.

Sa u përket klubeve nga Maqedonia, Vardari dhe Shkëndija mbeten në pozitat e njëjta, me ekipin shkupjan që renditet në vendin e 201-të dhe skuadrën tetovare që mban pozitën e 278-të. Pas kësaj dyshe renditen Rabotniçki (292), Pelisteri (364), Sileksi (365), Renova (366), Metalurgu (367) dhe Teteksi (370).

Leave a Reply